INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni pyetur ndonjëherë veten? Ja çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk bëjmë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë

E keni pyetur ndonjëherë veten? Ja çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk bëjmë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë

Publikuar më: 13:11 27-01-2019

Seksi në vetvete është aktivitet fizik. Disa prej nesh e vlerësojnë në këtë mënyrë, ndërsa të tjerë mendojnë që ai nuk ka asnjë ndikim në jetët tona, përveç kënaqësisë shpirtërore. Por, megjithatë a e ka ndalur dikush veten të pyesë nëse trupi ynë ka vërtet nevojë për të bërë seks?

Edhe pse ndoshta se keni vënë re, disa gjëra ndodhin në trupin tuaj kur ju nuk bëni më marrëdhënie seksuale:

1. Ndikon në ëndrrat tuaja

Ëndrrat janë funksion i trurit, siç është kënaqësia apo dhimbja. Truri jonë është i mbushur me neurone dhe rrjete kimike që dërgojnë gjithë kohës sinjale. Nëse tek ju mungon kontakti fizik do të shihni ëndrra shumë fantaziste seksuale.

2. Jeni më i vetëdijshëm

Gjatë marrëdhënieve seksuale trupi ynë lëshon disa kimikate në tru që na bën të ndihemi në mënyrë të mrekullueshme. Kur kjo nuk ndodh atëherë trupi është në disbalancë, duke të bërë të ndihesh më depresiv dhe me vetëbesim se normalisht.

3. Ju rritet stresi

Kimikatet, emocionet dhe aktiviteti në trurin tuaj gjatë marrëdhënieve seksuale është i njohur se të çliron totalisht nga stresi. Në qoftë se ju vuani nga mungesa e gjumit, dhimbjet e kokës, vështirësi në të ngrënë, këto janë sinjale që trupi dërgon për të treguar se ka nevojë për një ndryshim.

4. Sistemi imunitar dobësohet

Sistemi imunitar ju bën që të luftoni bakteriet. Me një të tillë të dobët do jeni i prekur nga shumë sëmundje. Seksi e forcon sistemin tonë mbrojtës duke rritur hormonin e Imunoglobinës në trup.

5. Performanca mendore mund të rritet

Kjo varet nga personi në person. Disa thonë se mungesa e seksit bën që më shumë energji të përqendrohet tek proceset e të menduarit. Disa studime tregojnë se seksi nga njëra anë rrit shumimin e neuroneve në tru, ndërsa tek disa të tjerë thuhet se mungesa e tij mund të ndihmojë në rritjen e produktiviteti.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371