INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni të vështirë të falni të tjerët? Ja arsyet pse duhet ta bëni

E keni të vështirë të falni të tjerët? Ja arsyet pse duhet ta bëni

Publikuar më: 20:44 12-10-2016

Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore

Një pyetje që interpretohet ndryshe nga njerëzit është nëse duhet të falim apo jo. Mirëpo të gjithë pa përjashtim bëjmë gabime, ashtu siç të gjithë duam që të na falin për gabimet tona të bëra me vetëdije ose jo. E nëse falim, i lehtësojmë jetën dikujt tjetër, ashtu siç na lehtësohet jeta nëse na falin. Duke lexuar këto arsye është e rëndësishme që të mund të falni, e të bëni një jetë më të qetë.

-Na ndihmon që të vazhdojmë tutje.     
-Në qoftë se nuk e falim dike nënkupton që mbajmë inat dhe mbajmë dhimbjen brenda.           
-Mbi të gjitha jeni ju ata që keni nevoje për ndjesë.       
-Në qoftë se dëshirojmë që të na kërkojë falje dikush, kjo do të thotë që jemi ndjerë të ofenduar. E kemi të nevojshme që të falim, që të lëmë ofendimet të largohen e të mos jetojmë në të shkuarën.   
-Ndjesa është për të gjithë. Jo vetëm ata që kërkojnë falje dhe ata që falin janë të ndikuar. Ky veprim ndikon në sjelljet e çdo njërit prej nesh.      
-Të falim do të thotë ta lëmë pas të kaluarën.    
-Vetëm atëherë kur falim jemi në gjendje të pajtohemi me gjërat e se kaluarës dhe ti lëmë aty e të vazhdojmë para.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666