Skandali i bujshëm i mashtrimit të çiftit zviceran, ka prekur të gjithë familjen e Loredanës dhe Mozzik. Pasi u akuzua reperja dhe vëllezërit e saj se i kishin zhvatur një shumë prej gati një miliona frangash, zonjës Petra Z., dhe bashkëshortit të saj, tani na doli i përfshirë edhe vëllai i reperit.
Getinjo është përfolur se ka përfituar një shumë prej 12 mijë frangash zvicerane, të derdhura në llogari nga vetë zonja Petra Z., me qëllim që ta ndihmonin t’i kthenin borxhet e marra nga vëllai i Loredanës.
Por e keni vënë re detajin e përbashkët të Getinjos dhe Loredanës? Që të dy ata kanë të njëjtin tatuazh, pikërisht lotin. Loredana e ka në një prej gishtave, ndërsa Getinjo e ka poshtë syrit.
“Unë kam humbur shokun e ngushtë dhe ky tatuazh shkon 100% për të… Kjo do të thotë që unë do të qaj gjithë jetën për të”, kështu e ka shpjeguar Getinjo në një intervistë, po Loredana pse e ka pasi shumë njerëz e realizojnë këtë tatuazh kur një person i dashur ndodhet në burg ose ka vdekur tragjikisht.