Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj. E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.
Këtë verë këngëtarja i surprizuar të gjithë fansat e saj duke sjellë bashkëpunimin me një nga këngëtarët e famshëm ndërkombtarë dhe shumë të dashur për shqiptarë, Faydee, prodhues shumë hit-eve. Ky bashkëpunim ka sjellë frytet e veta dhe në YouTube numëron mbi 3.3 milionë klikime.
Sigurisht që të jesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, do ketë edhe kritika ndaj teje, por ne kemi vënë re që Luana është pak ndryshe nga personazhet e tjerë publikë.
Do thoni ju pse? Ua tregojmë ne. Luana nuk reagon kurrë kundër mesazheve, komenteve apo lajmeve të këqija. Shumë fansa apo edhe personazhë të njohur publikë mund ta kritikojnë si për muzikën ashtu edhe për moderimin, por Luana nuk reagon as direkt as indirekt.
Sigurisht që i lexon të gjitha, por ka zgjedhur këtë mënyrë dhe me siguri ka në mendje atë shprehjen “antireklama është reklama më e mirë”.
E kishit vënë re këtë detaj sepse çfarë s’i kanë thënë, por ndryshe nga personazhet e tjerë që kapen me fansat apo me njëri-tjetrin, Luana qëndron në heshtje.