INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni vrarë mendjen se sa është paguar Rita Ora për koncertin në Tiranë? Nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e saj, zbulojeni! [FOTO]

E keni vrarë mendjen se sa është paguar Rita Ora për koncertin në Tiranë? Nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e saj, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 19:12 06-06-2018

Rita Ora i mahniti të gjithë shqiptarët me performancën e saj në sheshin Skënderbej. Ky shesh ishte mbipopulluar si kurrë më parë dhe skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Rugovës.

Sigurisht që shumë persona i ka munduar pyetja se sa para ka marrë Rita Ora për koncertin e mbajtur në Tiranë, por kryebashkiaku Veliaj ka sqaruar se për ardhjen e të dy këngëtarëve në Tiranë (Ritës dhe Ermal Metës), nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, tha Veliaj.

Rita u komentua shumë për veshjen. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një kostum të verdhë, dizejnuar me temina të cilin pak më vonë e hoqi për t'u shfaqur me veshjen e brendshme.

Pikërisht për shkakun se u shfaq me mbathje, Rita u kritikua shumë, mirëpo për këtë veshje këngëtarja shqiptare ka harxhuar jo pak. Sipas "iconstyle.al", veshja e Ritës kushton 1000 paund.

ruta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992