INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘E keqja kaloi’, Bora flet pas operacionit! Zbulon arsyen pse u shtrua në spital!

‘E keqja kaloi’, Bora flet pas operacionit! Zbulon arsyen pse u shtrua në spital!

Publikuar më: 12:25 14-12-2021

Lajmi se Bora Zemani u shtri në spital pushtoi mediat pak ditë më parë.

Ka qenë shoqja e saj Semi që përmes rrjeteve sociale zbuloi një fotografi ku shihej Dora e saj dhe Borës.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkroi Semi krah fotos duke mos zbuluar se çfarë kishte ndodhur dhe fansat e shumtë të prezantueses u shqetësuan pa fund.

Prezantuesja e programit të dashurisë “Për’puthen”  është rikthyer këtë të hënë pas një problemi shëndetësor që ajo kishte.

Më herët është bërë me dije në media se ajo u operua nga apendesiti dhe është detyrauar për shkak të shëndetit që ta prezantonte emisionin ulur.

“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Për’puthen” për të përjetuar emocione të bukura. “,- tha ajo.

Por kanë qenë konkurrentët e këtij emisioni Albi dhe Bruno që i çojnë tortë për ditëlindjen e djalit të saj Arborit dhe Bora u përlot. Ajo tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.

Article Logic
Execution time: 0.0022439956665039