Fansat e showbizz-t natyrisht që janë gjithmonë të interesuar për të ditur më shumë rreth jetës sentimentale të Vip-ave dhe çështja se me kë kanë qenë të lidhur yjet e tyre të showbizz-it nuk e humbet asnjëherë peshën e saj.
Reperin Stresi tashmë e kemi parë të lumtur në krahët e të fejuarës së tij dhe këtë e themi me plot gojë pasi “Bad Boy” ka dhënë lajmi e mirë se së shpejti do ta kurorëzojë lidhjen e tij me martesë.
E papritura ndodhi!
Së fundmi Stresi ka dhënë një intervistë për emisionin ‘NIN’.
Në një moment gjatë intervistës moderatori e ka pyetur Stresin: "Thuaj emrin e një kolegeje me të cilën ke pasur lidhje ose ke bërë flirt."
“Po e them, është një kolege, Fifi.”- është shprehur reperi, i cili më pas ka filluar të qeshë.
"Moti ka qenë kjo?"- pyet moderatori, ndërkohë Stresi e ka pohuar atë çfarë ka thënë më sipër.
Të jetë shaka e Stresit kjo apo realisht ai dhe Fifi kanë pasur diçka më shumë mes tyre? Ku i dihet, nga yjet e showbizz-it mund të presësh gjithçka.