Gjithmonë e kuruar në look, por si duket është lodhur nga make up-i dhe këtë të shtunë ka preferuar të dalë në qytet ‘ujë dhe sapun’.
Këngëtarja sot ka ecur nëpër Tiranë duke u ndjerë nostalgjike për vitet e fëmijërisë, atëherë kur nuk kishte angazhime të tjera dhe kishte më shumë kohë.
Gjatë ditës së sotme, ka vizituar kopshtin që i dhuroi Universitit të Arteve pak kohë më parë, ku është shfaqur tërësisht natyrale. Ajo më pas ka publikuar foto në Instagramin e saj duke treguar se nuk e ka problem të dalë pa make up.