Riri nuk është gjithnjë ajo vajza seksi me performanca provokuese në skenë.
Të jeni të sigurtë për këtë! Dhe për mosbesuesit ju tregojmë se çfarë ka bërë mbrëmjen e kaluar këngëtarja e hitit “Work”. Ka gjetur pak kohë për ta kaluar me mikeshat e saj në mënyrën më të thjeshtë të mundshme . E gjeni dot se si? Si duket këngëtaren me grupin e mikeshave e ka kapur nepsi për misra të pjekur dhe kanë ndaluar tek një shitës në rrugë. Vajzat e kanë hedhur video në Snapchat gjatë kohës që prisnin misrat e tyre të piqeshin. Madje janë treguar aq të sjellshme me shitësin sa ia kanë blerë atij të gjithë kutinë e misrave. Sikur të gjitha klientet të ishin si Rihanna.