INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit vënë re? Ja ARSYEJA e çuditshme pse Bella Hadid nuk qesh kurrë nëpër foto [FOTO]

E kishit vënë re? Ja ARSYEJA e çuditshme pse Bella Hadid nuk qesh kurrë nëpër foto [FOTO]

Publikuar më: 16:46 02-04-2019

Bella Hadid nuk është e huaj për pasarelat apo për tapetin e kuq. Ndërsa fotografët vazhdimisht hapin kamerat dhe aparatet për ta fotografuar, ka diçka që është e dukshme tek modelja. Ajo, zakonisht, nuk u buzëqesh aparateve fotografike apo kamerave.

f33b248261c9b9c664edbd65abb5a2ce.jpg

4f3c1299fee1a374eb9f7b6a1e029940.jpg

Në një intervistë para disa kohësh modelja ka folur për këtë çështje dhe ka treguar arsyen se pse nuk qesh kurrë kur pozon. “Nuk ndihem fare rehat kur qesh përpara kamerës”, – ka treguar bukuroshja 20-vjeçare. “Më ka marrë plot një vit kohë për t’u familjarizuar dhe për të kuptuar fytyrën time”.

Bella, shtoi gjithashtu, se fytyra e saj e ftohtë ndonjëherë u jep njerëzve përshtypje të gabuar. E besoni apo jo, supermodelja është një natyrë e ngrohtë dhe shumë miqësore. Bella tha më më tej për “The Guardian” se: “Njerëzit në mediat sociale gjithmonë më thonë se u dukem natyrë e ftohtë që përpiqem t’i largoj njerëzit, por në të vërtetë mua më pëlqejnë marrëdhëniet dhe njohja me njerëz të rinj”.

Pra, mësimi i sotëm që morëm nga Bella është që të gjithë njerëzit kanë komplekse dhe askush nuk duhet të ndihet keq për këtë.

188ebc2500ca176277baef8b3032beae.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504