Këngëtarja Taylor Swift i surprizoi të gjithë me paraqitjen e saj në Golden Globes, por e papritura ndodhi në festë.
Pas shfaqjes, ajo shkoi të festonte me 27-vjeçarin Joe Alwyn, i cili dyshohet se është i dashuri i saj i ri. Të dy u treguan të kujdesshëm që të mos bënin fotografi së bashku, por nuk u ndanë gjatë gjithë natës, ku u vu re qartë se kanë rënë në dashuri. Joe arriti i pari në festë dhe pas 30 minutash iu bashkua 29-vjeçarja, tregojnë burime për HollywoodLife.
“Sapo e pa Joe, ajo shkoi ta përqafonte. Më pas vendosi kokën në shpatullën e tij, por ai ia kapi dorën dhe e puthi. Ishte shumë e këndshme. Taylor ishte e lumtur dhe u largua nga festa, dorë për dore me Joe. Ata nuk ishin të frikësuar që të tregonin dashurinë për njëri-tjetrin”, shtoi burimi.
Joe Alwyn është një aktor amerikan, i cili njihet për rolet e tij në filmat “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” dhe “The Favourite”.