Ledri Vula është padyshim një prej reperëve më të talentuar e të pëlqyer për publikun shqiptar dhe sigurisht një prej reperëve më të dashur edhe për vajzat të cilat shkulin flokët pas tij. Ai i ka dhuruar publikut tonë shumë hite ndër vite, hite të cilat i dëgjojmë në të gjitha ambientet. Mirëpo Ledi paska një peng në jetë dhe tani e mësuam.
Reperi ka zbuluar së fundmi për "Asist" pasionin e tij për futbollin. Fillimisht futbolli paska qenë dashuria e tij, por nuk ka mundur të regjistrohet te 2 Korriku për arsye se ishte mbushur numri. Edhe pse tani ai merret me sport për qejf, kryesisht basketball, futbolli paska qenë peng jete për Ledrin.
“Më pas fillova me basketboll dhe më hyri shumë në zemër”, tregoi Ledri gjatë intervistës. Kujtojmë se ai njihet si një adhurues i këtij sporti dhe është nënkryetar i KB të Prishtinës.