Vdekja e tij i tronditi të gjithë. Reperi amerikan XXXtentacion mbeti i vrarë ditën e djeshme në në Broward County, Florida.
Reperi 20-vjeçar emri i të cilit ishte Jahseh Onfroy, po largohej nga një dyqan paradite, kur dy burra të maskuar mbi një SUV me ngjyrë të errët e qëlluan për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa ai po hynte në makinën e tij.
Ajo që iu ëhhtë dukur të gjithëve e çuditshme, është se reperi para se të qëllohej ishte futur në një video live në Instagram, ku u thoshte fansave të tij që ta kujtonin nëse një ditë do vdiste.
‘Nëse gjëja më e keqe vjen, që është vdekja ime, të cilën e ndjej se do jetë në mënyrë tragjike, gjëja e vetme që dua është që brezat e ardhshëm ta marrin mesazhin tim dhe ta kthejnë atë në diçka pozitive dhe të kenë një jetë më të mirë. Unë vetëm dua të them që e vlerësoj dhe iu dua të gjithëve dhe unë besoj tek ju”, është shprehur ai.