INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E konfirmon Washingtoni, mësoni kur do të largohet Donald Lu nga Shqipëria

E konfirmon Washingtoni, mësoni kur do të largohet Donald Lu nga Shqipëria

Publikuar më: 20:20 05-10-2017

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu do të jetë në detyrë deri në gusht të vitit 2018. Lajmin e konfirmojnë burime të Top Channel pranë Departamentit amerikan të Shtetit.

Atij i përfundon mandati në janar, por zoti Lu do të jetë përfaqësuesi i Uashingtonit në Tiranë deri në fund të verës së ardhshëm.

Muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për zbatimin e vettingut dhe Reformës në Drejtësi, në të cilën Donald Lu është angazhuar personalisht gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri.

Por, zgjatja e misionit të tij nuk është e paprecedentë. Edhe disa nga paraardhësit e tij kanë qëndruar në detyrë përtej mandatin që kanë pasur.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285