Në një puntatë të emisionit të moderatores Luana Vjollca ‘Shiko kush luan’ ku të thirrur ishin djemtë e ‘Threedots Production” Bruno shprehu një dëshirë: Të realizonte një bashkëpunim me Shkurte Gashin.
Këngëtarja Shkurte Gashi njihet për miqësinë me djemtë e ‘Threeots Production’ ku me bashkëpunimet e tyre u arriten hite si ‘Dashuria’ ‘Tu luta’ apo ‘Si dikur’.
Dhe këngëtarja i ka plotësuar kërkesën Brunos dhe së shpejti siç duket do të vijë një tjetër bashkëpunim i sukseshëm midis tyre.
Këtë bashkëpunim e ka bërë të ditur Flori Mumajesi me anë të një foto në Instastory ku tregon se ndodhen në prapaskenat e xhirimit të një klipi.
Ai ka bërë tag Shkurten dhe Brunon duke treguar se bashkëpunimi i tyre është në fazën finale tashmë pasi klipi po xhirohet.