Autorja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca ka thyer heshtjen vetëm pak minuata më parë.
“Pas 1 viti… @luanavjollca #thuaje”, shkruhet në profilin zyrtar të @thuaje.luanavjollca
Por çfarëëë #Thuaje?!
Vetë Luana publikoi një video shumë emocionuese ku shihet qartë rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite. Fiks 15 vite më parë!
“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje” shprehej Luana Vjollca në deklaratën që dha kur lajmëroi vendimin e saj për largimin nga Top Channel.
Ne tani jemi sy e veshë për të mësuar diçka më shumë mbi projektin që po e presin të gjithë!