Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata e ka gati këngën e saj më të re që pritet të kthehet në hitin e kësaj vere. Kënga do të jetë solo dhe po xhirohet në Stamboll. Ka qenë stilisti i Elvanës, Valdrin Sahiti që ka zbuluar sot pamjen me të cilën do e shihni këngëtaren në klip dhe po jua themi që tani që do t'ju lë pa fjalë.
Elvana shfaqet me një fustan mahnitës që i tregon format perfekte dhe një aksesor në kokë. Që nga veshja kuptohet se Elvana do vijë me një këngë ritmike. Por mos vallë është inspiruar nga “idhulli” i saj, Jennifer Lopez? Një veshje të ngjashme ia kemi parë JLO-së në Festivalin e Kanës dhe ngjashmërinë mund ta shihni në këto foto.