Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për Ylli Limanin pasi ka festuar ditëlindjen e tij të 26-shtë. E teksa këngëtari festoi në ditën e tij të veçantë, Ylli ka rezervuar edhe një dhuratë për fansat e tij.
Ylli ka publikuar projektin më të ri nën titullin “Buzët e kuqe”, një këngë tipike e stilit të tij, por edhe pse u prit me shumë entuziazëm nga fansat e shumtë, ka diçka që ata e kanë vëne re.
Ndër shumë komente pozitive nën videon e publikuar në Youtube, disa theksuan edhe një ngjashmëri me këngën “Blinding Lights” nga këngëtari kanadez, The Weeknd.
Disa prej fansave janë të kënaqur që tashmë ka një “Weeknd Shqiptar”, disa e quajmë kokë e këmbë kopjim, e disa thonë se Ylli thjesht është inspiruar.
Ndoshta Ylli do e tregojë nëse është inspiruar nga kjo këngë e këngëtarit kanadez, por deri atëherë le ta shijojmë këngën.