Gazetarin shqiptar, Bledi Manen i njohur për komentet e tij ‘pikante’, këtë vit do ta shohim në ekranin e televizionit të Kosovës, në panelin e opinionistit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’.
Në nisje të ‘reality show-t’ mbrëmjen e djeshme, Bledi ka bërë një krahasim të banorit të parë, këngëtarit Blero Muharremit me një këngëtar shqiptar i cili siç thotë ai ka qenë konkurrent në edicionin e parë dhe kanë shumë të përbashkëta në historitë e tyre të jetës.
Ndonëse nuk përmendi emra, u kuptua se bëhet fjalë për reperin Stresi i cili u shpall edhe fitues i edicionit të parë. Mane tha se të dy u bënë të famshëm në fillim, janë të divorcuar, u harruan për një fare kohe dhe më pas u futën në shtëpinë e ‘Big Brother’ për të fituar sërish famën.
Këtë koment Stresi nuk e ka pritur mirë dhe ka bërë një ‘paralajmërim’ për Bledin, teksa shpërthen edhe në ofendime ndaj tij.