Tani është fakt që Megi Pojani është një ndër vajzat më të komentuara e më të pëlqyera në showbizzin shqiptar. Ajo e ka nisur karrierën në Hostel by Anabel dhe më pas si aktore në “LLT” ku ka rezultuar e suksesshme.
Megi është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjeësit e saj foto të bukura dhe jo rrallë herë përdor shumë doza ironie apo humori. Së fundmi në një nga fotot provokuese të Megit ndjekës të shumtë e kanë krahasuar me aktoren e filmave për të rritur.
Megi, si një vajzë pa komplekse, nuk ka nguruar t’u kthej përgjigje dhe e ka bërë në mënyrën më ironike të mundshme.
“Kur kam qenë në klasë të parë dhe vura syzet optike të shoqës me tha një djalë që ngjaja si aktore pornoje. Mos më pyet pse e dinte ai këtë, por sa shumë mund të kuptosh për djemt shqiptar nga kjo histori e shkurtër”.