‘Fokusohu tek terrorizmi dhe jo tek unë’ në këtë mënyrë presidenti Donald Trump i është drejtuar kryeministres britanike Theresa May pasi kjo e fundit e kritikoi për postimin e videove anti-myslimane të së djathtës ekstreme.Presidenti amerikan ripostoi më herët tre video provokuese.
Videoja e parë tregonte një emigrant mysliman që sulmonte një holandez me paterica, Në videon e dytë shfaqet një burrë që shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari e publikuar ne You Tube në 2013-tën, ndërsa e treta tregon një moment gjatë trazirave në Egjipt po në këtë vit, kur një burrë shtyhet nga një ndërtesë e lartë në Aleksandri.
Një retorikë e tillë tensionon raportet mes dy liderëve.