INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikoi se puthi djalin në buzë, Jonida Maliqi i kthehet publikisht ndjekëses: Ahhh moj e dashur…

E kritikoi se puthi djalin në buzë, Jonida Maliqi i kthehet publikisht ndjekëses: Ahhh moj e dashur…

Publikuar më: 18:33 09-11-2020

Jonida Maliqi është një nga personazhet më aktiv në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit për projektet e saj më të fundit apo dhe përditshmërinë e saj.

Fundjavën që lamë pas, Jonida e kaloi në malin e Dajtit, nga ku ka ndarë një foto me djalin e saj, Danin, teksa shfaqet duke e puthur në buzë. Mirëpo, një gjest i tillë nuk është pritur mirë nga një ndjekëse e cila ka komentuar: “Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme.”

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila ia ka kthyer: “Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”

Por, debati ka vijuar më tej. “Pse persekutim e quan ti këtë, ahhh moj e dashur rri e qetë se foto unaze ke në profil dhe e ke privat këtë të fundit. Maksimumi do të bëhesh objekt portalesh dhe ndoshta ky ishte qëllimi sikundër e tentojnë shumë anonimate si puna jote që guxojnë të krijojnë situata të tilla për 5 min famë dhe pastaj askush nuk i kujton. Paqe në botë“, ka shtuar më tej Jonida.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592