Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kanë vizituar së fundmi muzeun "Krakowa" ku nga ky udhëtim kanë ndarë me ndjekësit e tyre detaje mjaft të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebrenjve në kampet naziste. Ndërsa Arbana ka shpjeguar në çdo postim të saj fotot, duke i shkruar në gjuhën angleze, Eduart Grishaj i ka shpjeguar postimet e tij në një shqipe të pastër.
Kjo ka bërë që ndjekësit të mos e lënë pa krítíkuar Arbanën për këtë fakt.
“Shkruaj shqip Arbana, siç shkruan Eduardi”,- i shkruan një ndjekës Arbana Osmanit.
Aq është dashur që moderatores t’i sòset durimi nga këto mesazhe duke shkruar: “Ah ç’mè kení çárë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”.
Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores, dhe ajo nuk ka nguruar të ndajë postime përkrah partnerit të saj.