Fotoja më e fundit e publikuar nga këngëtarja e njojur, Dadina Zeqiri ka ngjallur jo pak diskutime në rrjet. Ajo ndau me ndjekësit në ‘Instagram’ një foto ku shfaqej e rrethuar nga fëmijët, të cilit së bashku me Dafinën kishin bërë një veprim që nuk u prit aspak mirë. Një prej fansave të artistes ka komentuar në postimin e fundit duke iu drejtuar se po i mëson fëmijëve gjëra të rëndësishme, duke ironizuar në një lloj mënyre veprimin e saj me të fëmijëve.
Pas këtij momenti nuk ka munguar dhe reagimi i Zeqirit, e cila ndryshe nga çdo herë tjetër ka vendosur të përgjigjet.
“I keni mësuar ju të bëjnë këto veprime para se t’i mësonit fjalët e para”, ka replikuar Dafina posht komentit të fanses.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur tërheq shpesh vëmendjen e ndjekësve të saj për shkak të veshjeve ekstravagante, ndryshimit të ‘look-ut’ dhe performancave mjaft ekspresive në skenë.