Tea Trifoni vazhdon të jetë ndër më të komentuarat nga ish-konkurrentët.
Publiku dhe media interesohet vazhdimisht për të rejat në jetën e saj. Mirëpo, si një personazh publik nuk mund të mungojnë edhe kritikat nga ndjekësit dhe këtë herë pjesë e “gojëve të liga” ka rënë Tea.
Ajo shpesh është diskutuar për peshën e saj, duket se këtë herë ka vendosur t’ju kthehet. Në një bisedë online të bërë së fundmi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, teksa dikush i ka shkruar: “Si ja bën me celulitin?”.
“Në fakt, nuk kam bërë asgjë deri më tani. Duhet të nis ndonjë trajtim. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa celuliti, me të cilat duhet të merresh.”, shprehet Trifoni.