INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan kur mori nismën për të ndihmuar TARAMELEN, Alketa Vejsiu reagon me foto: ‘’Kështu është...’’

E kritikuan kur mori nismën për të ndihmuar TARAMELEN, Alketa Vejsiu reagon me foto: ‘’Kështu është...’’

Publikuar më: 15:55 28-05-2019

Xheison Bafti është kthyer në një personazhet më të përfolur dhe të dashur nga publiku shqiptar javëve të fundit.

I njohur ndryshe me emrin “Taramelja”, gjithçka nisi kur moderatorja Alketa Vejsiut shprehu vendimin se ajo do t’i ndryshonte jetën vogëlushit me anë të një nisme bamirësie.

Më tej, moderatorja na shfaqi pamjet dhe kushtet e vështira ku Xheisoni jetonte dhe i premtoi atij një shtëpi të re.

Në mbrëmjen finale të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, kjo u bë e mundur nga donacionet e shumta, por edhe me ndihmën e kryebashkiakut Veliaj, i cili kishte gjetur një apartament për gjyshërit e tij.

Duke u rikthyer pas në memorie Alketa ka ndarë një foto ku shfaqet krah Xheisonit:

“Është kështu kur do dikë, dhe në këmbim nuk do asgjë”- shprehet Alketa, duke cituar vargjet e këngës së Albanit dhe Miriamit që të gjithë i kemi memorizuar në mendje.

Këto rreshta duket se i dedikohen edhe të gjithë atyre që në fillimet e nismës e kundërshtuan ashpër Alketën duke akuzuar se ajo po përdorte imazhin e vogëlushit për publicitetin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752