INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan për trupin e saj pas lindjes. Ja si ua kthen modelja

E kritikuan për trupin e saj pas lindjes. Ja si ua kthen modelja

Publikuar më: 20:01 16-07-2018

Modelja 29-vjeçare e Victoria's Secret, Candice Swanepoel mirëpriti fëmijën e saj të dytë në mes të qershorit dhe menjëherë pas lindjes nuk kishin si të mungonin thashethemet për trupin e saj.

E fotografuar në plazh, modelja duket teksa ecën në rërë dhe natyralisht dallohet barku i saj pas lindjes.

Në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë komentet negative ndaj saj, ku shkruhej se sa shumë peshë kishte shtuar apo sa keq i dukej barku.

Por modelja e ka patur një përgjigje për të gjithë ‘haters-at’.

“Kanë kaluar vetëm 12 ditë që nga lindja e djalit tim, nëse keni diçka për të thënë shihni veten më parë. Shoqëria mund të jetë kaq mizore ndonjëherë. Standartet e bukurisë për gratë janë kaq të paarritshme ditët e sotshme."

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559