Enca Haxhia nuk është vetëm një nga këngëtaret më të pëlqyera, ndër personazhet më të ndjekur në Instagram por gjithashtu edhe ndër më të komentuarit. Ajo është shumë aktive si në publikimin e këngëve të reja të cilat bëjnë gjithmonë bujë, por edhe me koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Herë herë këngëtaren edhe e paragjykojnë për veshjen e saj dhe së fundmi disa prej komentuesëve e kanë acaruar keq dhe me një postim në Instastory ajo ua ka mbyllur gojën të gjithëve, duke shpjeguar se veshja e saj justifikohet me faktin se është një yll i muzikës pop.
"Çdoherë që një Bitch e ulët dëshiron të më gjykojë duke thënë se nuk jam një vajzë e mirë apo jam një model i keq, bazuar në ato që unë vesh nëpër videoklipe, kam vetëm 1 përgjigje për ty:
Bitch, unë jam një Popstar, ndërsa ti jo.
I urrej njerëzit injorantë e negativë. Ju lutem mos më ndiqni mua, ndiqni një tjetër person të njohur hipokrit që ju përshtatet me nivelin tuaj të injorancës."- ka shkruar Enca e indinjuar në Instastory.