Aktorja turke Beren Saat(e njohur ndryshe si sulltanesha Kosem", së fundmi ka filluar të jetë shumë aktive në rrjete sociale dhe si rrallëherë u kthen përgjigje edhe fansave. Në foton e saj të fundit, aktorja 34-vjeçare shfaqet me rroba banjo, e veshur me një stil bohemian teksa buzëqesh nga kamera.
Një prej ndjekësve e ka pyetur aktoren nëse është myslimane. "Po, jam lindur myslimane, tani jam laike dhe një grua e pavarur, gëzohem që u njohëm", ja ka kthyer Beren duke shkaktuar shumë reagime në hapsirën e komenteve.