Ajo tashmë është bërë person publik dhe është ftuar edhe në emisione. Ija e Bes Kallakut së fundmi ishte e ftuara e Rudina Magjistarit duke i sjellë mjaft pozitivitet puntatës.
Por ndërkohë që shumë prej teleshikuesve mund të jenë argëtuar me intervistën e gjyshes më të komentuar në Shqipëri, disa të tjerë e kanë pritur negativisht.
Njëra prej tyre ka qenë edhe një gazetare e cila i kushtoi një shkrim me nota negative, ftesës së Ijes në emision. Diçka e tillë e ka irrituar së tepërmi Rudinën e cila ka reaguar mjaft ashpër me anë të një statusi si përgjigje ndaj gazetares në fjalë dhe të gjithë atyre që mendojnë si ajo.
"Meqe dje, disa prej komentuesve “te shqetesuar” e ndonje gazetareje lart e poshte, qe sugjeron ligjerata akademike çdo dite pasditeve ne tv, se çfare modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj qe perveçse argetoi, na kujtoi modelin e njeriut qe per te siguruar jetesen ben edhe pune krahu e fushe, qe ka rritur plot femije e niper te mbare e qe pavaresisht jetes se veshtire, buzeqeshja dhe humori ia gezon shpirtin edhe sot e kesaj dite, qe ka vajtur afer te tetedhjetave. Do uroja shume qe kete model ta ndiqnin edhe shume prej atyre qe rrine e shkojne kohen ne fb duke komentuar lart e poshte, ne vend qe te merren me nje pune e te mbushin jetet e tyre. Gezuar 1 Majin!", shkruan Rudina.