Pas polemikave që mjekja italiane bëri me deklaratën e saj për pagesat e lojtarëve të futbollit në krahasim me atë të mjekëve, Cristiano Ronaldo shprehet se të gjithë hotelet e tij do të kthehen në spitale, raportojnë mediat.
Sulmuesi portugez shprehet se prej javës së ardhshme, të gjitha hotelet e tij në Portugali do të shërbejë si karantinë për të gjithë personat e infektuar nga COVID-19 dhe nuk do të paguajnë absolutisht asgjë.
Mirëpo e vërteta nuk është kështu pasi drejtuesit e hoteleve të futbollistëve kanë reaguar duke i mohuar këto zëra dhe duke u shprehur se do të mbeten hotele dhe s'do kthehen në karantina.