Përveç lidhjeve dhe ndarjeve, Françeska vihet shpesh në qendër të vëmëndjes edhe për fotot hot që realizon herë pas here.
Edhe këtë herë ish banorja e Big Brother ka provokuar duke postuar këtë foto toples, e shtrirë në krevat. Edhe pse është munduar ta mbuloje pjesën e gjoksit me një Emoji, sërish fotoja ka tërhequr vëmëndjen më të madhe dhe si pasojë edhe të bërit qendra e diskutimit. Por Françeskes nuk i ka pëlqyer aspak ajo ç’ka kanë shkruar mediat ndaj edhe ka reaguar menjëherë. Teksa ka postuar fotot e disa yjeve botërore me pozë të ngjashme me të sajën, shkruan:"Kur një foto e tillë nuk nënkupton asgjë, thjesht një foto e ripërsëritur për kënaqësinë time dhe të atyre që më ndjekin". Media idiote, ka shkruar ajo. /intv.al/