INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan se puthi vajzën e tij në buzë, Robert Berisha nuk duron dhe reagon: Shyqyr që…[FOTO]

E kritikuan se puthi vajzën e tij në buzë, Robert Berisha nuk duron dhe reagon: Shyqyr që…[FOTO]

Publikuar më: 11:56 05-11-2018

Shpesh herë prindërit, sidomos ata që janë personazhe të njohur publikë, kritikohen kur puthin fëmijët e tyre në buzë dhe e njejta gjë i ndodhi Robert Berishës. Pasditen e së dielës, ai postoi një foto duke puthur vajzën 3-vjeçare Renee për të cilën e kishte marrë malli, ndërsa shkroi: “Gjithçkaja ime”.

Menjëherë nisën kritikat ndaj kësa fotoje, por Roberti ka reaguar menjëherë, duke thënë se e merr shumë malli për Renee. I kontaktuar nga “Class”, këngëtari dha shpjegimin e tij për këtë situatë:

“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”!

Sa u përket paragjykimeve Roberti dha një mesazh për të gjithë portalet që shkruan për të:

“Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.

robi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889