Brenda një kohe mjaft të shkurtër Ija e Besit arriti të konkuronte shumë figura publike për nga numri i ndjekësve në Instagram.
Njerëzit e donin për natyrën e saj të dashur dhe të çiltër duke e kthyer në gjyshen më të dashur në Shqipëri. Por prej pak ditësh fansat nuk e kanë ndeshur më faqen e Ijes dhe kjo i ka bërë të pyesin se ç'po ndodh. Më pas kanë vënë re që faqja që kërkonin ekzistonte tani me emrin e sportistit Krist Prenga. Duke njohur miqësinë e tij me sportistin, fansat e kanë akuzuar Besin se e ka shitur faqen. Si përgjigje ndaj dyshimit por edhe si lajmërim se ku mund ta gjenin Ijen në vazhdim, Besi ka bërë këtë postim në Instagram.../intv.al/