Aulona Musta njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe të drejtëpërdrejtë në gazetari e jo vetëm. Gazetarja dhe moderatorja e njohur tërheq gjithmonë vëmendjen kudo shfaqet dhe është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë bashkëbisedon me ndjekësit e saj për gjëra të ndryshe, mirëpo nuk mund të mungojnë edhe konfliket në komente.
Një pjesë e tyre janë kritikë me zhveshjen e Aulonës duke i bërë hera-herës “moral”. Për t’u dhënë përgjigje të gjithëve gazetarja këtë herë ka shkuar në plazh dhe është mbuluar me rrobdeshamber
Foton e ka publikuar me një mesazh me nota të theksuara ironie.
“Më në fund shoqe Aulona i kuptoi të gjitha gabimet…Komiteti Qendror i Partisë së Punës Instagramiste aprovon këtë veshje, e cila nuk bie ndesh me normat dhe moralin e kulluar të shoqërisë tonë plot vlera! Shoqe Aulona më në fund u kthye në rrugë të drejtë!” shkruan gazetarja duke bërë një “autokritikë të shëndoshë” si në kohën e monizmit.