Ronela Hajati, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” ka reaguar për herë të parë pas kritikave të shumta që mori në rrjet. Në një reagim në Instagram, Ronela shkruan: “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.
Kujtojmë se performanca e Ronelës ka arritur të grumbullojë më shumë se 1.7 milionë klikime në kanalin e “Youtube” të “Eurovision”.
Ronela nuk harroi të publikonte edhe një video teksa ndodhej në një klub nate, ku të gjithë thërrisnin emrin e saj njëzëri.