Olti Curri njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe i thotë gjërat “troç” ashtu siç i vijnë. Të njejtën gjë ka bërë mbrëmjen e kaluar me Rita Orën, duke e quajtur atë k*rvë.
“Meqë ra llafi… ju vjen keq që më pëlqen më shumë Dua Lipa? Rita është shumë kurvë(estetikisht) për shijet e mia”, shkruan Olti ndërsa ndan edhe një foto të Dua Lipës, këngëtares tjetër shqiptare veshur kështu.
Por pasi e cilësoi të tillë Rita Orën, në drejtim të tij kanë ardhur shumë komente negative nga fansat të cilët i kanë dalë kundër, mirëpo Olti nuk ka hezituar aspak dhe u është përgjigjur menjëherë këtyrë komenteve.
“Rita Ora, Dua Lipa...por më parë ishte Madonna...Kylie Minogue...Ça lidhje ka Kosova në gjithë këtë?! Pse Dua Lipa që unë pëlqej nuk është nga Kosova! Pseudonacionalistë idiotë", shkruan Olti.