Komentet ofenduese ishin bërë prej kohësh shumë shqetësuese për Bleonën.
Madje aq shqetësuese saqë e kishin bërë atë shpesh të merrte vendimin për të mbyllur faqen e saj të Facebook.
Por si duket kupa u mbush me ofendimet e fundit që erdhën në adresë të saj, pasi ajo uroi Donald Trump për fitoren si president i SHBA.
Ofendimet ishin të shumta ndaj dhe Bleona si fillim bëri një reagim ku dukej të ishte shumë e irrituar.
Por as kjo nuk i ka frenuar komentuesit që të vazhdojnë me sharjet drejt saj. Ky ishte edhe momenti kur këngëtarja mori vendimin për të mbyllur faqen e saj te Facebook.
Edhe pse fansat e saj besnikë iu lutën që të mos e merrte këtë vendim, duket se Bleona këtë herë ishte më e vendosur se kurrë.
Ja çfarë shkruan ajo…