Prej kohësh kanë qarkulluar lajme se Shawn Mendes dhe Hailey Baldwin janë në një marrëdhënie, por ata të dy nuk e kishin konfirmuar vetë asnjëherë. Mesa duket ata kanë pritur pikërisht këtë ngjarje kaq të rëndësishme si Met Gala për t’i shuar të gjitha dyshimet, shkruan intv.al. Tani s’ka më asnjë dyshim, ata janë bashkë dhe u shfaqën zyrtarisht për herë të parë në tapetin e kuq në Met Gala 2018.
Por historia e tyre është shumë e veçantë dhe tani kemi informacione edhe më të adhurueshme për çiftin e ri. Mesa duket modelja e njohur Hailey ka qenë një fanse e këngëtarit Shawn Mendes dhe e ka ‘dashuruar’ në një mënyrë platonike që në vitin 2013. Mediat e huaja kanë zbuluar se Hailey ka i shkruar në Twitter një mesazh drejtuar drejt Shawn Mendes në vitin 2013, ku i kërkonte që të dilnin në një takim bashkë. “Hej Shawn Mendes, le të dalim bashkë në takim dhe këndo për mua gjithë ditën. Po bëj shaka, por jo në të vërtetë”, ka shkruar modelja në twitter.
Sigurisht që nuk ka munguar edhe përgjigjia e Shawn Mendes, i cili shkruar që pash se Hailey Baldwin ka postuar në Twitter për mua.
Edhe pse thashethemet për një lidhje mes tyre filluan në 2017-ën, mesa duket Hailey dëshironte që kjo romancë të ndodhte dhe ky ishte një parashikim i vërtetë. Në këtë rast vlen më shumë se kurrë shprehja “if it’s meant to be, it will be’, pra çfarë është e thënë për t’u bërë, do bëhet!
Ata të dy po shijojnë romancën mes tyre dhe janë shumë të lumtur bashkë. Sipas HollywoodLife, Hailey ka rënë në dashuri me Shawn Mendes dhe është i vetmi që e ka bërë që ajo të harrojë Justin Bieber. Gjithashtu burimi ka shtuar se këngëtari sillet shumë mirë me modelen dhe Mendes është një xhentëlmen i vërtetë. Ai gjatë gjithë kohës e ka komplimentuar Hailey në Met Gala 2018.