Pas disa sukseseve në sezonin që lamë pas, duket se edhe Gent Hazizi ashtu si të gjithë mezi po pret pushimet në këtë periudhë.
I ftuar sot në rubrikën “Për drekë me mua” nga emisioni “E diela shqiptare”, ndërkohë që drekonte me miqtë e tij Blerina Bombaj, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Xhihani, aktori ka zbuluar vendin ku do të kalojë pushimet e kësaj vere.
“Që nga viti 1998 unë çdo vit shkoj me pushime në Qeparo” – u shpreh aktori, duke i çuditur të gjithë.
Pothuajse të gjithë njerëzit pëlqejnë të frekuentojnë vende të ndryshme në çdo verë, por si duket ky nuk është rast i Gent Hazizit, i cili prej 20 vitesh pëlqen t’i kalojë pushimet në Qeparo.