INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kuptoi shpejt gabimin? Aktori super i famshëm Hollywood-ian bën të papriturën! Kërkon divorc vetëm pas 4 ditësh martesë

E kuptoi shpejt gabimin? Aktori super i famshëm Hollywood-ian bën të papriturën! Kërkon divorc vetëm pas 4 ditësh martesë

Publikuar më: 18:40 29-03-2019

Nicolas Cage është një nga aktorët më të famshëm hollyëood-ian.

Të paktën njëherë ne e kemi parë atë në televizionet e shtëpive tona, pasi numri i filmave ku ai ka luajtur janë të shumtë.

Suksesi në jetën profesionale aktorit, duket se nuk i ka rezultuar i tillë edhe në atë private.

Ai ka një histori të gjatë famëkeqe me martesat në jetën e tij, por kjo më e fundit është ajo që po bën bujë të madhe.

Vetëm 4 ditë pasi i dha fund beqarisë, ai ka kërkuar anulimin e martesës me Erika Kouine.

Regjistrimi në gjykatë tregon se aktori 55-vjeçar ka kërkuar divorc nëse anulimi nuk është i mundur.

Nicolas dhe Erika nisën të dilnin bashkë në prillin e vitit të kaluar, kur u fotografuan gjatë xhirimeve në Puerto Rico.

Aktori bëri kërkesë për një licencë martese me grimieren dhe u kurorëzua të shtunën në Las Vegas.

Kërkesa e papritur për anulimin e martesës së Cage vjen pas disa pamjeve të çuditshme që u publikuan disa ditë më parë kur aktori u filmua duke i bërtitur partneres në rrugë, i dehur.

“Gjatë gjithë kohës ai po bërtiste ‘do më marrë të gjitha paratë’ dhe ‘ish-i i saj është i droguar'”, raporton “Daily Mail”.

Kjo ishte martesa e katërt e aktorit.

26130865d72d8a1e66db0e66ac8df4c1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889