INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kuqe, e bardhë dhe blu! Priyanka Chopra, Sofia Vergara dhe Emily Ratajkowski  të veshurat më mirë në Emmy Awards 2016 [FOTO]

E kuqe, e bardhë dhe blu! Priyanka Chopra, Sofia Vergara dhe Emily Ratajkowski të veshurat më mirë në Emmy Awards 2016 [FOTO]

Publikuar më: 12:21 19-09-2016

Yjet e mëdhenj të ekranit të vogël, të dielën ishin pjesëmarrës në njërën prej netëve më të nxehta të kalendarit Holliwoodian, me rastin e 68 vjetorit të Emmy Awards.

Priyanka Chopra , Sofia Vergara dhe Emily Ratajkowski ishin ato që bënin të ktheheshin kokat gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Emily ishte kujdesur  që kjo natë e parë ceremonie e mbushur me yje të ishte një natë për tu mbajtur mend.

25 –vjeçarja e  theksoi figurën e saj të hollë por me forma me një fustan-sirene mjaft elegant në ngjyrë blu.  

Modelja-aktore e kishte kombinuar look-un me  një penel sysh ngjyrë blu dhe me flokët e kapur bisht.

Ndërkohë Sofia shkëlqeu  në tapetin kuq në një fustan të bardhë  Versace i kombinuar me shirita të hapur argjendi.

44 vjeçarja, ylli i “Modern Family”  e plotësonte figurën e saj me buzëqeshjen që e karakterizon.

Ariel Winter dukej mahnitëse me fustanin e kuq që kishte zgjedhur për këtë event.

Sarah Paulson , e cila ishte aktorja kryesore në një seri të kufizuar  të filmit, kishte zgjedhur një fustan të gjatë në ngjyrë jeshile me një dekolte të hapur.

Claire Danes  tregoi stilin e saj të përsosur në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë floriri i cili vështirë t’i shpëtonte vëmëndjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037