INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E kuqja tërbon edhe demin'', Tresi Sejdini ose ndryshe gangsterja e Elbasanit, provokon të ftuarin në mes të emisionit [FOTO]

''E kuqja tërbon edhe demin'', Tresi Sejdini ose ndryshe gangsterja e Elbasanit, provokon të ftuarin në mes të emisionit [FOTO]

Publikuar më: 17:07 03-04-2018

Tresi Sejdini ose ndryshe gangsteria e Elbasanit, është bërë e famshme në moshë shumë të re, ku spikati për pamjen e saj vite më parë në “Miss Albanina”, por jo vetëm. Ajo u bë e famshme pas një videoje, ku shfaqej duke dhunuar fizikisht një djalë bashkë me shokët e saj.

Por tashmë kohët kanë kaluar dhe duket se Trejsi është bërë një vajzë shumë seksi dhe më e pjekur se më parë. Pavarësisht të gjithave duhet se “gangsterja e Elbasanit”, akoma nuk ka hequr dorë nga provokimet.

E ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, modelja e deklaruar si tifoze e Partizanit nuk ka ngurruar të hedhë ngacmime në mesin e të ftuarve.

Moderatori i emisionit, Edi Manushi e pyeti se cilin nga të ftuarit do zgjidhte për një kërcim special, ndërsa ajo pa hezitim zgjodhi ish-arbitrin, Lorenc Jeminin.

jeminiiiiii.png

Këtë vendim e shpjegoi me ngjyrën e kuqe të kollares:

“Jemini ka vënë kollare të kuqe dhe është një shprehje, që ‘e kuqja tërbon edhe demin’, ndaj zgjodha atë”, tha me humor 17-vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268