INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kuruar në detaje nga Versace, ja sa i kushtoi Luana Vjollcës të shndërrohet në Jennifer Lopez për këtë Halloween! [FOTO]

E kuruar në detaje nga Versace, ja sa i kushtoi Luana Vjollcës të shndërrohet në Jennifer Lopez për këtë Halloween! [FOTO]

Publikuar më: 15:27 31-10-2020

"Jennifer Lopez sonte vjen ekskluzivisht në 'Shiko Kush LUAN'!"

Luana Vjollca na ka mahnitur edhe këtë herë me “look”-un e saj, por këtë herë siç e do tradita e “Halloween”. Modertorja ka zgjedhur të “vishet nën lëkurën” e yllit botëror, Jeniffer Lopez.

Autorja e “Shiko Kush LUAN” ka veshur fustanin ikonik nga “Versace” që Jennifer Lopez ka veshur para 20 viteve në Grammys që vazhdon dhe komentohet edhe sot. Madje edhe J.Lo e risolli në sfilatën e brandit pak kohë më parë por të rikrijuar tashmë.

-785-0-5e5dfcf52f43f.jpg

Këtë fustan ikonik të gjelbër sonte do ja shohim veshur Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”. Mirëpo e dini sa i ka kushtuar kjo veshje nga “Versace” sot moderatores?

Plot 10.650€! Po, po e dëgjuat mirë! Luana Vjollca ka vendosur që këtë vit të na mahnisë të gjithëve me “look”-un e saj çdo puntatë dhe ia ka dalë më së miri ta bëjë këtë gjë!

8e656b2d-b803-411e-9717-fd5b451b1c98.jpg

Epo mezi po presim episodin e sotëm të “Shiko Kush LUAN”, ku përveçse Luana e kuruar në detaje duket si J.Lo, na ka premtuar shumë surpriza të tjera për mbrëmjen e sotme!

45dd24a9-a35e-4bff-a6b8-08b93dea93d8.jpg77ee695f-fbfb-4815-8998-d638971b9d07.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557