INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E la në baltë?! Pas deklarimit të Sarës si BEQARE vjen reagimi i fortë i Atdheut!

E la në baltë?! Pas deklarimit të Sarës si BEQARE vjen reagimi i fortë i Atdheut!

Publikuar më: 14:29 05-06-2021

Ditën e djeshme, Sara i habiti të gjithë, teksa u deklarua si beqare. Ajo bëri disa postime në rrjetin social “Instagram”, të cilat hapur tregonin se lidhja e saj me Atdheun ka marrë fund.

Fillimisht ajo publikoi në Instagram një shprehje ku shkruhet “Mos i beso askujt” dhe e ka pasuar me figurën e një gjarpri. Më vonë Sara postoi një shprehje në të cilën shkruhej: “Jam 106% beqare”.

 

Gjithashtu Sara vendosi të mos e ndjekë më Atdheun në ‘Instagram’, duke i vënë vulën ndarjes prej tij. Nga ana tjetër Atdheu nuk kishte bërë asnjë deklaratë, por përgjigja tij ndaj ish-partneres nuk vonoi.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të tij të shkëputur nga “Për’puthen” dhe përkrah saj ka shkruar: “Thjesht buzëqesh”.

 

Më pas Atdheu ka publikuar një foto me nënën e tij dhe përmes saj i ka dhënë Sarës një mesazh shumë të qartë.

“E vetmja që nuk të lë në baltë kurrë. Mami”, shkruan ai.

 

Kujtojmë se Sara dhe Atdheu dolën bashkë çift nga “Për’puthen” dhe i habitën të gjithë me vendimin e tyre të papritur. Sara ishte duke konsoldiuar raportin e saj me Gelianin, por papritur ajo vendosi të largohej me Atdheun. I ftuar para disa ditësh në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” ai u shpreh se dhe për të gjithçka erdhi shumë papritur.

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443