INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E la pas katër vitesh, hakmerret ndaj të dashurës. I shpërndan video e foto intime

E la pas katër vitesh, hakmerret ndaj të dashurës. I shpërndan video e foto intime

Publikuar më: 10:51 20-09-2017

Një vajzë angleze u bë viktimë e pornografisë hakmarrëse, pasi vendosi të ndahej me djalin me të cilin kishte qenë e lidhur për katër vjet. Ish-i dashuri shpërndau video dhe pamje intime të Kelly McGurk, tek një mik, pasi ajo i dha fund marrëdhënies së tyre.

vajza.jpg

McGurk ka folur për 'abuzimin' që ajo ka marrë pas shpërndarjes së fotografive të saj në internet, pasi ish-partneri i saj Jamie Leitch i dërgoi shokut të tij imazhet. Më pas imazhet u shpërndanë nga dhjetëra njerëz. Kelly një studente e terapisë së bukurisë foli me guxim rreth 'ferrit' nëpër të cilin ajo kaloi, pas bërjes publike të videos dhe imazheve intime. Leitch, 25 vjeç, mori dënimin më të ashpër që mund të jepet, pa u burgosur. Ai duhet të regjistrohet për 18 muaj në grupin e abuzuesve të seksit.

i_dashuri.jpg

Gjykata urdhëroi gjithashtu që ai të paguajë kompensim prej 500 paund si dhe të bëjë 250 orë punë të papaguar për komunitetin. Ai gjithashtu do të jetë subjekt i mbikëqyrjes dhe do të duhet të marrë pjesë në emërimet e detyrueshme me departamentin e punës sociale. Kelly, 29 vjeç, pranoi të fliste publikisht për gjithë vuajtjet dhe problemet që kishte kaluar pas shpërndarjes së videos dhe fotografive intime. "Kam kaluar nëpër ferr dhe kam marrë të gjitha llojet e abuzimeve. Kishte disa imazhe. Njëri prej tyre ishte një imazh i plotë, ku unë jam e zhveshur . "Unë kam qenë me këtë djalë për katër vjet - unë nuk mendoja se ai do të më bënte diçka të tillë." Nëna e vajzës, viktimë e hakmarrjes pornografike nxiti femrat e tjera që të shkojnë në polici për të denoncuar kërcënime të tilla. Avokati i Leitch tha se i akuzuari ishte "i zënë ngushtë" dhe i vetëdijshëm për "stresin që i kishte shkaktuar viktimës.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883