Ylli i "Keeping up with Kardashians", Kourtney Kardashian duket se nuk e ka kaluar dhe aq mirë faktin e ndarjes nga ish-partneri Scott Disick me të cilin ka 3 fëmijë.
Scott së fundmi është lidhur me modelen Sofie Richie, 19 vjeç dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Ndërsa Kourtney e cila pas ndarjes jetën private po mundohet ta mbajë sa më larg syrit të mediave, sot ja ka hequr trurin ish-të dashurit dhe të gjithë fansave me një foto nga pushimet në Meksikë.
Kourtney shfaqet me rroba banjo, e shtrirë në një dyshek teksa shijon rrezet e diellit nga ballkoni i vilës dhe në momentin e parë që e mendon menjëherë sytë të shkojnë tek të pasmet e saj prej seks-bombe.
Brenda 1 ore foto ka arritur mbi 700 mijë pëlqime dhe mijëra komente që i shkruajnë 38-vjeçares sa seksi që është.