Ndërkohë që stina e vjeshtës ka ardhur dhe njerëzit i janë kthyer veshjeve të trasha, Françeska Jaçe na tregon të kundërtën. Për Françeskën vera ende nuk ka mbaruar, dhe këtë gjë na e tregon me një foto të postuar në Instagram.
Modelja ka publikuar një foto mjaft të nxehtë duke shijuar pushimet në Republikën Domenikane dhe duket shumë seksi me veshjen e saj pa reçipeta.
“Kush tha që Vera ka mbaruar?”, shkruan Françeska krahas fotos, por miku i saj i mirë, fotografi Endrit Mërtiri i ka thënë “të vraft zoti” dhe arsyeja kuptohet, për faktin që po na e bën zili me këto foto pushimesh në vende të tilla.