Mesa duket Rozana Radi është rebeluar nga përzgjedhjet e Akademisë KULT.
Siç e dimë të gjithë, fundviti është një ndër moment më të bukura për këngëtarët, pasi shpallet kënga e vitit. Akademia KULT shpërndan listën e këngëve, por mesa duket këngët e Rozanës nuk bëjnë pjesë në këtë listë.
Dukët qartë që këngëtares nuk i ka pëlqyer aspak kjo lloj përzgjedhje. Ajo ka shpërndarë një status në Facebook, ku shpreh të gjitha zhgënjimet e saj në lidhje me këtë përzgjedhje.