Dikur grupi ‘Skillz’ ishin më të preferuarit duke bërë per vete shumë fansa me këngët e tyre. Por Skivi dhe Ledri u bashkuan me BABASTAR, mirëpo më pas ata u ndanë duke vazhduar me drejtime të ndryshme. Pak muaj më parë, pasi Skivi lajmëroi largimin e tij nga ‘Babastars’, ai u fotografua në një kafe me Ledrin dhe të gjithë aluduan se dyshja tashmë ishin bashkuar për të risjell një bashkëpunim të ri.
I ftuar së fundmi në emisionin ‘Prive’, Skivi ka treguar se si i ka tani marrëdhëniet me Ledrin dhe ka shuar kuriozitetin e fansave për pajtimin e tyre.
“Kemi raporte më të mira se sa i kemi pasur. Në kohën kur jemi ndarë e ndoshta deri në kohën e fotografisë me Ledrin nuk jam parë hiç. S’kemi shkëmbyer as për mirë as për keq, por më pas u takuam dhe kolegët tuaj na fotografuan”, ka përfunduar Skivi.
Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do sjellë një film të shkurtër ku do flasë për përçarjen dhe largimin e tij nga Babastars.
“Një temë e shkurtër për një situatë që po ndodh realisht rreth meje, për disa paragjykime që i kanë njerëzit për mua. Në atë film do paraqesim këtë ngjarjen e fundit rreth meje sa i përket grupit, muzikës”, tha Skivi.